KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin flet për pavarësinë e Kosovës dhe Krimenë
Putin flet për pavarësinë e Kosovës dhe Krimenë

Putin flet për pavarësinë e Kosovës dhe Krimenë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se për të njerëzit janë më të rëndësishëm se kufijtë dhe territoret, duke përsëritur se Rusia respekton të drejtën ndërkombëtare në rastin e aneksimit të Krimesë. “Ne nuk kemi bërë luftë, tha Putiny në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” dhe shpjegoi se shumica e qytetarëve votuan për aneksimin e Krimesë në Rusi. “Kjo”, sipas tij, “është demokraci. Çdo komb ka të drejtën e vetëvendosjes”, shtoi Putini duke përmendur si shembull Kosovën, për të cilën tha se trupat e Kombeve të Bashkuara vendosen që Kosova të bëhej e pavarur nga Serbia. “Kosova shpalli pavarësinë dhe e gjithë bota e ka pranuar atë, por çfarë e shkaktoi atë? Ishte një vendim i Parlamentit. Ata nuk kanë kryer as edhe një referendum”, tha presidenti Putin. Vërejtjes së gazetarit se qeveria e mëparshme serbe kishte luftuar kundër shqiptarëve të Kosovës dhe mijëra prej tyre ishin dëbuar, Putini iu pergjigj se edhe Beogradi u bombardua por shtoi pyetjen: “në qoftë se kosovarët kanë të drejtë për vetëvendosje, pse njerëzit në Krime nuk mund ta kenë atë?”.