KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin i pakënqur nga qëndrimi amerikan për Sirinë
Putin: Krim barbar që kërkon luftë të përbashkët

Putin i pakënqur nga qëndrimi amerikan për Sirinë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se nuk e kupton qëndrimin e amerikanëve që kritikojnë Rusinë për ndërhyrjen në Siri, kur vetë nuk pranojnë dialog të drejtpërdrejtë për çështjen më të rëndësishme të zgjidhjes politike në këtë vend. Ky pozicion është jokonstruktiv dhe me sa duket vjen nga mungesa e axhendës. Megjithatë, ne do ta mbajmë derën të hapur duke shpresuar dialog konstruktiv për këtë çështje të ndërlikuar, tha presidenti Putin. Reagimi i tij erdhi pasi Shtëpia e Bardhë nuk pranoi propozimin e kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev që të diskutojë me SHBA-në, për bashkëpunim ushtarak në Siri. Uashingtoni dhe Moska kanë biseduar që të shmangin përplasjet gjatë nëdrhyrjeve përkatëse në Siri por Shtetet e bashkuara nuk pranojnë asnjë bashkëpunim tjetër për sa kohë që Rusia mbështet presidentin Bashar al Asad.