KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin për Turqinë: “Nuk është vend i sigurt për qytetarët rusë”
putin presidenti rusise pyetje televizion per turqine marredhenie turqi rusi

Putin për Turqinë: “Nuk është vend i sigurt për qytetarët rusë”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se Turqia nuk është vend i sigurt për qytetarët rusë dhe se faktikisht është në gjëndje të ngjashme me luftën civile. Duke folur në një emision të transmetuar në televizion me pyetjeve nga qytetaret dhe përgjigje të drejtpërdrejta, Putini akuzoi udhëheqësit e Turqisë se bashkëpunojnë me terroristët, dhe nuk luftojnë kundër tyre. “Ne konsiderojmë se Turqia është miku ynë, por kemi probleme me disa politikanë, sjellja e të cilëve eshtë e papërshtatshme”, tha presidenti. Marrëdheniet mes Rusisë dhe Turqisë u përkeqësuan dukshëm që kur Turqia rrëzoi një aeroplan ushtarak rus gjatë kufirit turko-sirian, në nëntor të vitit të kaluar. Në emisionin me pyetje përgjigje, presidenti i Rusisë foli edhe për një varg çështjesh nga Siria te ekonomia apo sfisdat globale. Kremlini tha se ka marrë më se 1 milion pyetje nga e gjithë Rusia. Kjo është hera e 14-të që presidenti Putin del në një emision të tillë televiziv.