KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin pret Asadin në Moskë
Putin pret Asadin në Moskë

Putin pret Asadin në Moskë

Kremlini lajmëroi se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, vizitoi Moskën ku u takua dhe bisedoi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dy krerët e shteteve diskutuan për fushatën e përbashkët ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, sipas lajmërimit të Kremlimit zyrar. Në qëndër të bisedimeve ishte lufta kundër te ashtuquajturave “grupeve terroriste” dhe vazhdimi i operacionit të ushtrisë ruse në Siri, përfshirë sulmet ajrore. Asadi e informoi zotin Putin edhe për planet e trupave qeveritare të Sirisë. Nuk ka lajme nëse presidenti sirian ndodhet ende në Moskë apo është kthyer në Damask.