KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin: Rusia aktore e rëndësishme e politikës ndërkombëtare
Putin: Rusia aktore e rëndësishme e politikës ndërkombëtare

Putin: Rusia aktore e rëndësishme e politikës ndërkombëtare

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidenti rus Vladimir Putin dha një intervistë për emisionin 60 minuta të rrjetit televiziv CBS. Ai u përqëndrua te pozicioni i Rusisë ndaj Sirisë, foli për Ukrainën, si dhe rolin e Rusisë në botë dhe popullaritetin e tij. Presidenti Putin tha se nuk ka ndonjë plan “të menjëhershëm” për të dërguar trupa tokësore në Siri. Por konfirmoi edhe një herë se vazhdon ta mbështesë qeverinë siriane. Udhëheqësi rus e kritikoi ashpër mbështetjen e ushtrisë amerikane për rebelët sirianë. Ai tha se kjo është kundërproduktive. Lidhur me Ukrainën ai tha se Moska e di me siguri që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol në përmbysjen e presidentit ukrainas Viktor Janukovic. Pyetjes se gazetarit se si e dinë këtë gjë, Putini iu përgjigj: Rusia di gjithçka. Pyetjes tjetër për praninë ushtarake ruse në Ukrainë, Putini iu kundërpërgjigj po me pyetje, duke i kërkuar gazetarit t’i shpjegojë praninë ushtrake amerikane në Evropë. Shefi i Kremlinit shtoi se Rusia nuk ka ambicie për tu quajtur superfuqi, megjithëse është aktore e rëndësishme e politikës ndërkombëtare.