KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin: trupat në Siri brenda pak orëve
Putin: trupat në Siri brenda pak orëve

Putin: trupat në Siri brenda pak orëve

Forcat e armatosura ruse janë në gjendje që të kthehen në Siri “brenda pak orëve”, nëse do të jetë e nevojshme, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin tre ditë pas lajmërimit të tërheqjes nga vendi i Lindjes së Mesme të një numri të madh trupash.

“Ne nuk duam ta bëjmë, përshkallëzimi ushtarak nuk është zgjedhja e jonë”, saktësoi kreu i Kremlinit.