KRYEFAQJA » LAJME » Qato: Formula e re e vlerësimit të pronave nuk ndryshon
Qato: Formula e re e vlerësimit të pronave nuk ndryshon

Qato: Formula e re e vlerësimit të pronave nuk ndryshon

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e dy pikave më të ndjeshme të ligjit të ri të pronave, Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronës Sonila Qato deklaroi se formula e re e vlerësimit të pronave nuk ndryshon. “Shfuqizimi i pikës 5 të nenit 6 duhet studiuar. Jemi të interesuar të njihemi me arsyetimin këtij neni. Vetëm nëpërmjet leximit të arsyetimit të ligjit do të kuptojmë nëse duhen apo jo ndryshime në ligj”, tha Qato. Veç kësaj, Qato konfirmoi qëndrimin e qeverisë se aty ku prona është e lirë i kompensohet fizikisht e plotë pronarëve, e vlerësuar sipas ligjit të ri. Megjithatë, Drejtoresha e Agjensisë së Trajtimit të Pronës tha se vetëm pas leximit të arsyetimit që Gjykata do të bëjë do të kuptohet nëse do të ketë ndërhyrje të tjera në ligj.