KRYEFAQJA » LAJME » Qendra Kombëtare e Urgjencës drejt përfundimit
Qendra Kombëtare e Urgjencës drejt përfundimit

Qendra Kombëtare e Urgjencës drejt përfundimit

Qendra Kombëtare e Urgjencës po bën përgatitjet e fundit përpara se të hyjë në funksionim të plotë në të gjithë vendin. Ai monitoron në kohë reale nëpërmjet sistemit të gjurmimit dhënien e ndihmës së shpejtë nga 209 autoambulancat mjeksore të shpërndara në të gjithë vendin. Shpejtësia e lëvizjes së mjetit, vendodhja dhe targa e automjetit, do ti japin mundësi këtij ekipi të menaxhojë ndihmën e shpejtë kur Qendra Kombëtare e Urgjencës të jetë gati në qershor. Sipas drejtorit të qendrës Skender Brataj, sistemi i integruar i të dhënave pas marrjes së urgjencës në numrin pa pagesë 112 do ti japë mundësi qendrës kombëtare të lokalizojë aksidentin apo nevojën mjekësore, të vlerësojë kodin e emrgjencës shëndetësore dhe të dërgojë autoambulance nga pika me e afert brenda 15 minutash në zona urbane dhe 25 min në ato interurbane. Zoti Brataj thotë se stacionimi e autoambulancave në pika të caktuara të qyteteve ka qenë edhe debati më i vështirë. Për Tiranën është planifikuar  zona e Kombinatit, Lapraka, Sauku, zona prane QSUT, Kinostudio , Vora, Kamza, etj, në mënyrë të atillë që në cdo cep të Tiranës të arrihet për afro 15 minuta.