KRYEFAQJA » LAJME » Qentë e rrugës, Bashkia e Tiranës merr masa për reduktimin e tyre
qente e rruges bashkia tiranes mer masa per reduktimin e tyre

Qentë e rrugës, Bashkia e Tiranës merr masa për reduktimin e tyre

I duam apo jo, qente endacake jane pjese e perditshmerise ne kryeqytet. Mbi 10 mije llogaritet te jete numri i tyre ne Tiranes, sipas nje studimi te Agjensise se Mbrojtjes se Konsumatoreve. Qytetaret i druhen jo vetem rreziqeve shendetesore qe mund te vine prej tyre, por edhe sjelljeve agresive. Bashkia e Tiranes i ka dhene nje zgjidhje ketij shqetesimi, sipas standarteve te vendeve europiane, por edhe kerkeses se shoqates se mbrojtjes se kafsheve. Nje projekt 5 vjecar, qe parashikon sterilizimin, kastrimin dhe vaksinimin e tyre po zbatohet ne qendren veterinare. Protokolli qe ndiqet ketu nis me kryerjen e analizave per semundjet e leshmanjozes, e cila mund te transmetohet edhe tek njerezit. Por deri tani asnje qend edacak nuk ka rezultuar me kete semundje.Sterilizimi apo kastrimi jo vetem nuk lejon riprodhimin e qeneve endacak, por edhe redukton sjelljen e tyre agresive. Qe prej muajit shkurt kur ka nisur te funksionoj kjo qender jane sterilizuar dhe vaksinuar mbi 380 qend endacak. Ne fund te projektit 5 vjecar numri, i tyre pritet te bjere ndjeshem. Nje ftese vjen edhe per dashamiresit e kafsheve, ata qe duan te adoptojne nje qen e te kujdesen per te.