KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeparoi, model zhvillimi i agro-turizmit dhe interes i Hollandës
qeparo, qender agrikulture, zhvillii i turizmit, turizmi shqipetar

Qeparoi, model zhvillimi i agro-turizmit dhe interes i Hollandës

Fshati Qeparo mund të bëhet një model i zhvillimit të agro-turizmit shqiptar. Sipas standardit që duan të krijojnë aty 8 ekspertë holandezë të arkitekturës, urbanizmit dhe agro-turizmit. “Udhëtar në zabelet me ullishta” emërtohet projekt i tyre për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri, që konsiston në këshillime të banorëve, prodhuesve të zonës, që të mendojnë ndryshe e më mirë rreth turizmit si mundësia kryesore ekonomike që ata kanë. E syrit të tyre nuk i kanë shpëtuar as përmbytjet dhe dëmet në bujqësi, rrëshqitjet e tokës, infrastruktura jo e mirë vende-vende në këtë zonë.

 Ambasadorja e Holandës u shpreh: “Bashkë me ekspertë holandezë duam të bashkojmë gjithë faktorët në agro-turizëm. është përzgjedhur fshati Qeparo për të krijuar aty një turizëm të nivelit të lartë, që kjo të mund të merret më pas si shembull edhe nga zona të tjera.”

Ekspertët  holandezë ndërkohë thanë se, në Shqipëri sezoni turistik është i shkurtër, vetëm në kohën e plazhit.” Të bësh biznes vetëm një muaj e gjysmë për ekonominë është shumë vështirë. Shqipëria ka shumë garë edhe me vendet fqinje në turizëm. Por kur turizmi kombinohet me kulturën, aventurën dhe kulinarinë me prodhime të shëndetshme bio, bëhet më i fuqishëm. Ne do të donim që në Qeparo të ngrihej një qendër informacioni turistik, shkollë turizmi, shkollë kuzhine, një qendër edukimi ku njerëzit të mësojnë se si mund të bëjnë turizëm të nivelit të lartë, të ketë një treg për mjaltin, vajin e ullirit, që mbledh bashkë gjithë prodhuesit e zonës.”

Edhe pse ky projekt nuk ka fonde për të ndihmuar banorët në nevojat që ata kanë, ndihmon pikërisht në atë që është e para dhe më kryesorja: mbrojtjen e ideve të duhura.