KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria, 49 mln lekë fond në formë grantesh bizneseve në zonat turistike
Bizneset në zonat turistike

Qeveria, 49 mln lekë fond në formë grantesh bizneseve në zonat turistike

Bizneset e vogla dhe të mesme që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike të vendit do të mund të përfitojnë fonde të posaçme nga buxheti i shtetit. Ky është vendimi i marrë këtë të mërkure nga këshilli i ministrave, i cili vë në dispozicion të këtyre bizneseve 49 mln lekë për një periudhë 3 vjeçare. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar edhe përcaktimin e nivelit të pagave për gradë, sipas roleve për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë, vendim ky që i shtrin efektet nga data 1 qershor 2016. Po ashtu, është bërë një ndryshim në vendimin për dhënien e bonusit të strehimit, ku përcaktohet se për vitin 2016, edhe në rastet kur njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë fonde të miratuara në buxhetin e tyre për bonus strehimi, buxheti i shtetit do të përballoje deri në 50% të qirasë, ndërkohë që pjesën e mbetur e përballon qytetari që përfiton bonusin e strehimit. Bashkitë duhet të paraqesin kërkesat për bonus strehimi brenda datës 30 shtator 2016.