KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Qeveria austriake planifikon të dëbojë 50.000 refugjatë deri në 2019
Kriza e emigrantëve, përçarje mes vendeve të Eurozonës

Qeveria austriake planifikon të dëbojë 50.000 refugjatë deri në 2019

Qeveria austriake planifikon që deri në vitin 2019 të dëbojë 50.000 refugjatë nga vendi. Ministri i punëve të jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz, e konsideron këtë masë si diçka reale dhe se “politika e mikpritjes” së këtij vendi ndoshta ishte gabim. Në një interviste më të përditshmen vjeneze “Osterreich”, Kurz tha se është e domosdoshme ndalja e valës së refugjatëve. Të njëjtën gjë lajmeroi edhe ministri i mbrojtjes Hans Peter Doskozil. Ministri tha se gjatë kësaj vere Asutria do të arrijë nivelin maksial të pritjes së refugjatëve dhe pas kësaj do të fillojnë procedurat e riathesimit. 50 mijë të kthyer për mua është shifra më e paktë që mund të bëhet tha anëatri i qeverisë austriake.