KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria e Kosovës i është mirënjohëse Bankës Botërore si partnere strategjike
banka boterore

Qeveria e Kosovës i është mirënjohëse Bankës Botërore si partnere strategjike

Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, Ciril Myler, uroi Qeverinë e Kosovës për miratimin e strategjisë 2016-2021, për të cilën tha se hap rrugë për bashkëpunimin mes dy palëve. Ai i bëri komentet në takimin e përbashkët me ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe delegacionin e Bankës Botërore në Kosovë, ku premtoi se kjo Banke do të jetë partner dhe do të ndihmojë Kosovën për të arritur qëllimet e saj në proceset e rëndësishme. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se Qeveria e Kosovës i është mirënjohëse Bankës Botërore si partnere strategjike dhe pret më tepër mbështetje. Banka Botërore ofron ndihme për Kosovën në disa fusha, kryesisht energjetike dhe bujqësi.