KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria e Kosovës ka pezulluar veprimet në lidhje me marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë
qeveria-700x336

Qeveria e Kosovës ka pezulluar veprimet në lidhje me marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë

Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi për shtyp, ka sqaruar se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që nga 30 tetori 2015, datë kur kjo marrëveshje i është dorëzuar për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese nga ana e Presidentes së Kosovës. Duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha veprimet në lidhje me këtë marrëveshje në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe veprimet e saj të mëtejshme do të jenë në përputhje me këtë verdikt, thuhet në njoftimin për shtyp të qeverisë së Kosovës.