KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria e Stabilitetit në “Në fillimet e tranzicionit” të Ylli Bufit

Qeveria e Stabilitetit në “Në fillimet e tranzicionit” të Ylli Bufit

25 vjet pas vitit 1991, kur në Shqipëri bëhej marëveshja e parë politike, Qeveria e Stabilitetit, Kryeministri  i asaj kohe, Ylli Bufi sjell refleksionet objektive me librin “Në fillimet e tranzicionit”. Pothuajse gjysma e kabinetit të ministrave të asaj kohe, miq e dashamirë të autorit, ishin në promovimin e këtij libri. Disa nga miqtë e autorit risollën për të pranishmit kujtime të atij tranzicioni që sipas tyre i dha jetë zhvillimeve politike në Shqipëri. Vetë zoti Bufi shprehet se ndërtimi i këtij teksti bazohet pikësëpari në përjetimet e tij personale si dhe mbi dokumente të kohës. Ngjarjet e përshkruara në librin e Ylli Bufit, për politologët janë çelësi për të lexuar Shqipërinë e sotme. Në dallim nga 25 vitet e tjera të tranzicionit, viti 1991 ishte unik sepse përbën pikëtakimin midis dy sistemeve të kundërta politike, eksperimentin e parë të shtetit demokratik, bashkëjetesën më të gjatë midis anëve të kundërta politike si dhe kontaktin e parë të dendur me perëndimin.