KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria edhe 35 milionë dollarë kredi për përfundimin e Tiranë – Elbasan
Qeveria edhe 35 milionë dollarë kredi për përfundimin e Tiranë - Elbasan

Qeveria edhe 35 milionë dollarë kredi për përfundimin e Tiranë – Elbasan

Qeveria ka siguruar një marrëveshje kredie me Bankën Islamike për Zhvillim në vlerën e 35 milionë e 174 mijë dollarëve, e cila përmbyll financimin e rrugës Tiranë – Elbasan, vepër që duhet të kishte përfunduar që në vitin 2014.  Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkoi këtë fond shtesë që në qershor të vitit që shkoi për shkak të 5 rrëshqitjeve të dheut në zonën e Ibës, të cilat e bënërrugën më të kushtueshme se projekti fillestar.  Marrëveshja e huasë i është dërguar për miratim parlamentit dhe bashkë me të kosto totale e rrugës 27 km që bashkon Tiranën me Elbasanin llogaritet në 335.2 milionë dollarë. Drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar të kontaktuar nga RTSH thanë se me miratimin e kësaj kredie synohet që rruga të përfundojë brenda këtij viti. Ndërkohë brenda muajit qershor pritet të përfundojnë punimet nga rrethrrotullimi i TEG deri në Ibë.  Rruga Tiranë – Elbasan nisi të ndërtohet në vitin 2011 dhe duhet të kishte përfunduar në 2014, por projekti është shoqëruar me probleme të shumta gjatë punimeve, si nga ana financiare e firmës po ashtu edhe nga rrëshqitjet e dheut në zonën e Ibës.