KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria fal borxhin e ushtarakëve në pension dhe rrit pagesën e papunësisë
Qeveria fal borxhin e ushtarakëve në pension dhe rrit pagesën e papunësisë

Qeveria fal borxhin e ushtarakëve në pension dhe rrit pagesën e papunësisë

Qeveria shqiptare ka marrë të mërkurën dy vendime mjaftë të rëndësishme në favor të disa grupeve të caktuara të popullatës. Fillimisht ajo ka vendosur të fali shumën prej 984 milionë lekë borxhe që 5425 ish-ushtarakë i kanë Institutit të Sigurimeve për pensionet që kanë marrë më herët. Ministri i Çështjeve Sociale Blendi Klosi, tha me këtë rast se pas këtij vendimi asnjë ish-ushtaraku nuk do i mbahet më asnjë qindarkë nga pensioni i çdo muaji. Vite më parë një vendim i qeverisë Berisha i detyronte të kthenin mbrapsht një pjesë të pensionit që kishin marrë më herët, për shkak të gabimeve qe sipas saj ishin bërë kur ishte percaktuar pensioni mujor.
Zoti Klosi ka bërë të ditur gjithshtu se qeveria socialiste kemi marrë vendimin për të rritur me 60 për qind pagesën bazë të papunësisë, e cila nga 6850 lekë në muaj, bëhet 11 mijë lekë në muaj, apo 110 mijë lekë të vjetra. Vendimi konsiderohet mjaftë i rëndësishëm pasi kjo rritje ndodh për herë të parë pas shumë vitesh pagesash në nivele mjaft të ulta.