KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Qeveria i jep kombëtares 1milion euro shpërblim
Qeveria i jep kombëtares 1milion euro shpërblim

Qeveria i jep kombëtares 1milion euro shpërblim

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë me 1 mln euro kombëtaren shqiptare të futbollit, njoftuan burime pranë saj. Vendimi i qeverisë vjen pas fitores historike të Shqipërisë 1-0 ndaj Rumanisë, në takimin e vlefshëm për grupin A të “Euro 2016”. Shqipëria rendite e treta në grup me 3 pikë. Ngjarja ka rëndësi të trefishtë, Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një europian, Armando Sadiku shën golin e parë, ndërsa kuqezinjtë shënojnë fitoren e parë në një garë të këtij niveli.
Shpërblimi për kuqezinjtë, vjen pasi kryeministri Edi Rama bëri të ditur më parë, se të gjithë pjestarëve të ekipit do t’u jepen pasaporta diplomatike. Sipas zotit Rama ata konsiderohen ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë. Ndërkaq një shpërblim tjetër është paralajmëruar për ekipin edhe nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, por ende nuk dihet shuma. Një ditë para takimit Rumani – Shqipëri, në media u fol për një shpërblim prej 2 milionë eurosh, ndërsa ekipit rumun i ishin ofruar 2.5 milionë euro. Por tani Shqipëria dhe gjithë opinioni po qëndron me zemër në dorë për të mësuar rreth kualifikimit të mundshëm ndër 16 ekipet më të mira të “Euro 2016”.