KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria italiane 2.1milion dollarë për realizimin e fizibilitetit të impaktit mjedisor në Shqipëri
Edmond Haxhinasto dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo

Qeveria italiane 2.1milion dollarë për realizimin e fizibilitetit të impaktit mjedisor në Shqipëri

Qeveria italiane ka dhënë një fond prej 2.1milion dollarësh për të realizuar studimin e fizibilitetit të impaktit mjedisor për dyfishimin e segmentit rrugor Milot-Shkodër , me qëllim përforcimin e korridorit të rëndësishëm veri-jug drejt Malit të Zi, segmenti rrugor Vaqarr – Kavajë , si dhe by-pass-i i Elbasanit, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në korridorin lindje-perëndim. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, ishin nënshkruesit e kesaj marrëveshjeje ndërqeveritare.
Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse jep mundësinë e zhvillimit konkret të këtyre projekteve , sepse Shqipëria ashtu si edhe vendet e tjera të ballkanit do të aplikojnë për financime në samitin e Parisit dhe është e rëndësishme që projektet që do të prezantohen të jenë sa më të kompletuare me të gjitha elementet e nevojshëm në mënyrë që të marrin financime.
Kjo nismë financon gjithashtu edhe asistencë teknike për ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.