KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria jep 1.8 miliardë lekë shtesë për Reformën në Drejtësi
Qeveria jep 1.8 miliardë lekë shtesë për Reformën në Drejtësi

Qeveria jep 1.8 miliardë lekë shtesë për Reformën në Drejtësi

Qeveria shqiptare ka vendosur të mërkurën të miratojë rreth 1.8 miliardë lekë shtesë për Reformën në Drejtësi zbatimi i së cilës nis së shpejti. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i financave Arben Ahmetaj. “Paketa ka të bëjë me rritjen e pagave, me rritjen e numrit të punonjësve dhe mbi të gjitha me koston e ngritjes së institucioneve të reja që janë referuar në gjithë paketën kushtetuese të reformës në drejtësi” spjegoi zoti Ahmetaj për gazetarët. Vendimi i Qeverisë pritet të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament me 6 tetor së bashku me 6 ligjet e tjera të Reformës në Drejtësi.Sipas ministrit të financave kjo reformë do të reflektojë në ekonominë shqiptare me shtimin e investimeve të huaja duke rritur besimin e sipërmarrësve, po ashtu do të ndikojë edhe në rritjen e besimit të qytetarëve.