KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria ka publikuar vendimet e marra në mbledhjen e sotme
Nga mbledhja e qeverisë

Qeveria ka publikuar vendimet e marra në mbledhjen e sotme

Qeveria ka publikuar vendimet e marra në mbledhjen e sotme. Mbi 68 mln lekë janë vënë në dispozicion për shpronësimet në kuadër të zbatimit të projektit të vijës bregdetare të qytetit të Vlorës. Ndërsa për ndërtimin e Parkut Sportiv në Korçë vlera e miratuar e shpronësimit është mbi 388 mln lekë. Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur të marrë në përdorim një sipërfaqe pronë private për ndërtimin e gazsjellësit TAP, duke i kompesuar pronarët me mbi 84 mln lekë.

Po ashtu është miratur vendimi për paraqitjen, formën dhe specifikimet teknike të gradave, simboleve, uniformave dhe shenjave të policisë së shtetit. Si dhe janë përcaktuar kriteret dhe masa e përfitimit të qerasë për strehimin e punonjësve të policisë së shtetit.

Në mbledhjen e sotme janë përcaktuar edhe kriteret e notës mesatare për pranim në insitucionet e arsimit të lartë.