KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria, kalimi i pronave publike nga pushteti qëndror në atë vendor
pronat publike, menaxhimi vendor, qendror, kalimi

Qeveria, kalimi i pronave publike nga pushteti qëndror në atë vendor

Qeveria shqipetare ka filluar të kalojë një sërë pronash publike nga menaxhimi i pushtetit qëndror në atë vendor. Ky kalim i pronësisë bëhet me qëllimin e fuqizimit të kapaciteteve të pushtetit vendor. Sipas drejtorit të administrimit të pronës publike në ministrine e ekonomisë Alban Beqaj ky veprim bën që edhe një pjesë e pronave që janë akoma të pashfrytëzueshme të jenë në dispozicion të projektve të bashkive.

Bashkia që përfiton më shumë normalisht është edhe ajo me e madhja e Tiranës por të gjitha bashkitë e vendit sipas Beqaj të kenë mundësi të shfrytëzojnë mundësinë e pronave shtetërore dhe nëse do tu duhet ato edhe mund ti privatizojnë.

Ky kalim pronësie bëhet në kuadër të reformës territoriale.