KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria krijon Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët
Qeveria krijon Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët

Qeveria krijon Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët

Qeveria shqiptare ka vendosur të mërkurën krijimin e Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët. Sipas njoftimit të qeverisë, ai do të jetë autoriteti i vetëm kompetent, vendimmarrës, për ankimet kundër të gjitha vendimeve të autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët. Krijimi i këtij institucioni vjen kur kriza e refugjatëve kryesisht nga Lindja e Mesme, që po kalojnë nëpër Ballkan është zhvendosur në kufijtë jugorë të Shqipërisë. Autoritetet shqiptare në deklarimet e tyre po tregohen mjaftë të kujdesshëm lidhur me qëndrimet që do të mbajnë nëse refugjatët do të mbërrijnë në pikat e kalimit kufitar. Ata kanë thënë dendur kohët e fundit se Shqipëria do japë kontributin e saj sipas mundësive dhe me mbështetjen e Europës.