KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria malazeze: Kufiri me Kosovën? E rishikojmë! Nuk dëshirojmë mosmarrëveshje me fqinjët tanë!
Qeveria malazeze: Kufiri me Kosovën? E rishikojmë! Nuk dëshirojmë mosmarrëveshje me fqinjët tanë!

Qeveria malazeze: Kufiri me Kosovën? E rishikojmë! Nuk dëshirojmë mosmarrëveshje me fqinjët tanë!

Përplasjet e tensionuara në Kosovë mes qeverisë dhe opozitës, midis të tjerave edhe për vijën kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, duket se po ndiqen me vemendje nga Podgorica zyrtare. Qeveria malazeze ka reaguar nëpërmjet një komunikate sqaruese për mediat. Ajo  vlerëson se “mospajtimet në Prishtinë në lidhje me marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, i konsiderojmë çështje të brendshme të Kosovës”. “Ne mbrojmë qëndrimin se Marrëveshja zyrtarisht konfirmon kufijtë administrativë në pajtim me Kushtetutën e ish- Federatës Jugosllave të vitit 1974” nënvizohet në komunikatën e qeverise së Malit të Zi. Por komunikata thekson gjithashtu se “Nëse ka dyshime se nuk është kështu dhe është bërë ndonjë gabim, ne jemi të gatshëm të marrim parasysh këtë pasi nuk dëshirojmë mosmarrëveshje me fqinjët tanë, duke i pasur parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore të Malit të Zi”. “Ky është mesazhi që kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ia ka përcjell kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe zyrtarëve të tjerë të Kosovës” përfundon komunikata e qeverisë së Malit të Zi.
Deklarimi i qeverisë së Malit të Zi lidhur cështjen e kufijve me Kosovën shihet si një kontribut serioz në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë jo vetëm mes dy vendve, por edhe mes vendeve të Ballkanit në tërësi.