KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria miratoi dje projektligjin për të ratifikuar marrëveshjen me qeverinë amerikane për shkëmbimin e informacionit për çështjet e terrorizmit
ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Qeveria miratoi dje projektligjin për të ratifikuar marrëveshjen me qeverinë amerikane për shkëmbimin e informacionit për çështjet e terrorizmit

Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme projektligjin për të ratifikuar marrëveshjen me qeverinë amerikane për shkëmbimin e informacionit për çështjet e terrorizmit. Qeveria shqiptare e ka kaluar këtë projektligj për shqyrtim dhe miratim në Parlament.Kjo marrëveshje u nënshkrua në Uashington nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i FBI-së më 15 prill të këtij viti, kur krerët e qeverisë u pritën në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Obama. Në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë mes tyre një apo më shumë pika kontakti mes tyre.