KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria miraton programe punësimi
Qeveria miraton programe punësimi

Qeveria miraton programe punësimi

Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën 7 programe të reja punësimi. Duke bërë të njohur këto programe ministri i mirëqënies sociale Blendi Klosi tha se përfitues nga këto programe do të jenë 10 mijë punëkërkues. Ai tha se pjesë këtyre programeve është edhe ai për nxitjen e punësimit për jetimët. Zoti Klosi nënvizoi se një vëmendje të veçantë në këto programe do t’u kushtohet të rinjve që hyjnë për herë të parë në tregun e punës të cilëve do t’u mundësohet një periudhë tre mujore formimi me garantimin e punësimit të subvencionuar për një periudhe 9 mujore.
Punësimi i të rinjve në Shqipëri mbetet ende një sfidë. Sipas disa të dhënave papunësia mes të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç i ka kaluar 30 për qind.