KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria miraton shpërblimet për pensionistët
këtë fundvit pensionistët dhe familjet shtresat në nevojë

Qeveria miraton shpërblimet për pensionistët

Qeveria ka miratuar të hënën vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe familjet në nevojë . Sipas këtij vendimi janë rreth 600 mijë pensionistë, të cilët do të shpërblehen. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, një ditë më parë lajmëroi se ata do të përfitojnë nga fondi i veçantë prej 1.5 miliardë lekësh. Vitin e kaluar shpërblimi ishte nga 2 mijë deri në 3 mijë lek . Megjithatë lëvrimi i fondeve do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm, ç’ka do të thotë se shpërblimet do të mund të merren nga pensionistët pas vitit të ri.