KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria: Nga 24 marsi do të nisi kthimin fizik i pronave aty ku ato janë të lira
Qeveria: Nga 24 marsi do të nisi kthimin fizik i pronave aty ku ato janë të lira

Qeveria: Nga 24 marsi do të nisi kthimin fizik i pronave aty ku ato janë të lira

Qeveria shqiptare bëri të ditur se që nga 24 marsi do të nisi kthimin fizik i pronave aty ku ato janë të lira. Lajmi është dhënë nga ministri shqiptar i drejtësisë Ylli Manjani në një dalje para mediave të mërkurën, menjëherë pasi qeveria në mbledhjen e saj miratoi vendimin e posaçëm. “Ky është ligji i pronave dhe vendimi i qeverisë, është oferta më serioze që ka deri më sot shteti shqiptar për shtresën e pronarëve që pa të drejtë quhen ish-pronarë” tha zoti Manjani.
Sipas ministrit të drejtësisë ”Që nesër në orën 08:00 kur të fillojë punën Agjencia e re e Trajtimit të Pronës, fillon menjëherë kthimi fizik i pronës. Për të gjithë ata që kanë pasur pyetje apo shqetësime të ngritura nga debati politik i pavënd, që nesër fillon kthimi fizik. Ku është prona e lirë ajo kthehet” tha zoti Manjani. Zoti Manjani tha se në dispozicion të këtij operacioni janë vënë 24 milion dollarët e parë si fond për kompensimin e pronave të pronarëve. Ministri shqiptar i drejtësisë tha se janë 26 mijë vendime për qytetarët, pronarë të Shqipërisë që janë dhënë deri më sot nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por që askush nuk ka çarë kokën se çfarë duhet të bëjë me të. “Që nesër këto vendime fillojnë të vlerësohen dhe do të kenë një çmim. Për këtë gjë do të informohen publikisht dhe individualisht të gjithë poseduesit e këtyre vendimeve. Që nesër 23 mijë hektarë tokë bujqësore të gatshme për tu vënë në dispozicion si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë dhe shteti dhe ligji u ka borxh tu japë diçka” tha zoti Manjani.