KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria po përgatitet për të ndarë shpërblimet
Qeveria po përgatitet për të ndarë shpërblimet

Qeveria po përgatitet për të ndarë shpërblimet

Qeveria shqiptare po përgatitet të ndaj shpërblime për fetstat e fundvitit, bëjnë të ditur burime nga ministria e financave. Kategoria më e madhe e përfituesve do të jetë nga shtresa e popullsisë në nevojë, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar. Ende nuk dihet se cila do të jetë shuma e shpërblimeve, por parashikohet që ajo të jetë midis 2 mijë dhe 3 mijë lekëve, për çdo përfitues.
Shpërblime do të ketë edhe për punonjësit e administratës shtetërore. Ashtu si edhe një vit më parë qeveria ka menduar të shpërblejë punonjësit më të dalluar në sektorë të ndryshëm. Midis tyre janë edhe punonjësit e policisë.
Ende nuk është bërë e ditur se sa do të jetë ndikimi në buxhet për këto shpërblime.