KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria po shikon mundësinë e rritjes së pagave dhe pensioneve
Qeveria po shikon mundësinë e rritjes së pagave dhe pensioneve

Qeveria po shikon mundësinë e rritjes së pagave dhe pensioneve

Pas disa vitesh gati stanjacioni qeveria e majtë e kryeministrit Edi Rama, duket se po shikon mundësinë e rritjes së pagave dhe pensioneve. Lajmi është bërë i ditur nga ministri shqiptar i financave Arben Ahmetaj të martën. Gjatë një daljeje për median, zoti Ahmetaj tha se dikasteri i tij do të rishikojë buxhetin e këtij viti. Rialokimi i fondeve do të bëhet në mesin e muajit qershor bashkë me misionin e FMN.
Që prej ardhjes në pushtet afro tre vjet më parë të maxhorancës së majtë, tema e rritjes se pagave dhe pensioneve ka qenë ndër më te debatueshmet me opozitën e djathtë. Kjo e fundit ka akuzuar qeverinë se e ka bllokuar rritjen e tyre. Afrimi zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm, duket se e ka detyruar qeverinë e kryeministrit Rama ta shikojë me prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve. Vitin e kaluar u deklarua se për vitin 2016 pagat dhe pensionet do të rriten 3-4 përqind.