KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria pritet të përgjysmojë rentën minerare
Qeveria pritet të përgjysmojë rentën minerare

Qeveria pritet të përgjysmojë rentën minerare

Qeveria pritet të deklarojë disa masa lehtësuese në favor të industrisë minerare, e cila është në vështirësi nga luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Burime të besueshme thanë për TVSH se krahas ndryshimeve të bëra së fundmi, sië ishte korrigjimi i çmimit të referencës, pjesë thelbësore e paketës do të jetë përgjysmimi i rentës për përpunimin e brendshëm. Duke ju referuar shifrave ajo parashikohet të zbresi nga 6 në 3 përqind.
Rënia drastike e çmimeve të mineraleve në bursat ndërkombëtare ka dhënë efekt edhe në vendin tonë, duke vënë industrinë në vështirësi. Prej një viti e gjysëm, çmimi i mineraleve ka pësuar rënie nga 30-40 përqind tek kromi e bakri, deri në 77 përqind tek nikeli. Për këtë arsye, paketa me masa lehtësuese për këtë industri shihet nga qeveria dhe sipërmarrësit si i vetmi shpëtim. Në ligjin minerar deri ne vitin, 2007, niveli i rentës ishte 2 përqind, ndërsa më pas u ndryshua sipas mineraleve të ndryshme nga 6-10 përqind.