KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria rrit pensionet për rreth 20 mijë pensionistë

Qeveria rrit pensionet për rreth 20 mijë pensionistë

Qeveria ka vendosur të rrisë pensionet për afro 20 mijë persona. Bëhet fjalë për të gjithë ata që kanë dalë në pension në vitet 1993-1996. Ministri i Mirëqënies sociale dhe rinisë, Blendi Klosi, tha se  vendimi synon të shmangi “diferencat e paarsyeshme” për personat që kanë kryer të njëjtën punë, por në periudha të ndryshme kohore. Sipas kontributeve këto pensione do të rriten deri në 5400 lekë në muaj. Zoti Klosi tha me këtë rast, se një masë e tillë u mor për shkak të rritje të të ardhurave, pasi nga reforma e pensioneve janë shtuar rreth 200 mijë kontribues. Fatura e këtij vendimi të qeverisë shkon në 325 milionë lekë për gjashtë muajt e ardhshëm të këtij viti. Ndërkaq qeveria shqiptare ka paralajmërur se po shikon mundësinë e rritjes në tërësi të pagave e pensioneve.