KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria Shqiptare do të vazhdojë të mbështesë projektet në Gjirokastër
gjirokaster

Qeveria Shqiptare do të vazhdojë të mbështesë projektet në Gjirokastër

Qeveria shqiptare do të vazhdojë te mbështesë Gjirokastrën me projekte zhvillimore. Janë 7 projekte në vlerën e 900 milion lekëve që qeveria ka akorduar për këtë qytet në kuadër të programit “Rilindje Urbane”. Ministria e Zhvillimit Urban “Eglantina Gjermeni” teksa inspektoi dy projektet e para që po konkretizohen pranë zonave muzeale, u shpreh se Gjirokastra do të ketë së shpejti planin e pergjithshëm urbanistik. Për kryeadministratoren Zamira Rami, këto investime ia kanë ndryshuar pamjen qytetit duke e berë më të këndshëm për qytetarët dhe vizitorët. Gjate qëndrimit në Gjirokastër Ministrja Gjermeni ka viztuar edhe shtëpine e shkrimtarit Ismail Kadare.