KRYEFAQJA » LAJME » Qindra qytetarë në protestë për pallatin të diga liqenit,Veliaj akuzoi gjyqtarët

Qindra qytetarë në protestë për pallatin të diga liqenit,Veliaj akuzoi gjyqtarët

Bashkia e Tiranës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetare kanë protestuar përpara gjykatës administrative të Apelit, ku pritej të merrej vendim lidhur me ndërtimin e bllokut të pallateve tek diga e Liqenit. Me thirrjen “Duam drejtësi”, protestuesit kërkuan që ky ndërtim të mos bëhet. Një ditë më parë kryebashkiaku akuzoi trupën gjykuese si të lidhur me ndërtuesit. Gjykata vendosi dje të mos pranonte kërkesën e bashkisë për të ndryshuar trupën gjykuese, por e njëjta kërkesë është dorëzuar sërish sot nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku përsëriti nevojën për reformimin e sistemit të drejtësisë, ndërsa akuzoi gjyqtarët se po bëjnë tender me çeshtjen e lejes së ndërtimit të pallateve tek diga e liqenit. Veliaj akuzoi presidentin Nishani, ish kryebashkiakun Lulzim Basha dhe ish kryeminsitrin Sali Berisha si përkrahës së lejes së ndertimit, që sipas Veliaj është e paligjshme.