KRYEFAQJA » LAJME » Kinë, “Ringjallet Odiseja”

Kinë, “Ringjallet Odiseja”

Shumë shumë shekuj më parë, ishte Odiseja ai që e kaloi shigjetën nëpër 12 unaza, për të rifituar mbretërinë e marrë nga armiqtë e tij. Dhe sot nga Greqia e lashtë, ai është “ringjallur” në Kinën e largët. Ai quhet Zhou Shibing, nga Provinca e Shendongut. Shibing ka dhuruar një spektakël mahnitës në programin televiziv “Sfida e Pamundur”. Ai u përpoq t’u heqi tapat shisheve të birrës nëpërmjet goditjes me pushkë. Nga 7 goditjet e para, ai realizoi vetëm njërën, ndërsa vijoi t’i realizonte me sukses 3 goditjet e fundit. Sekreti i tij? Ai është trajneri i qitëses së njohur Du Li, e cila fitoi dy medalje të arta në Olimpiadën e Athinës në 2004-ën.