KRYEFAQJA » LAJME » QSUT, infeksionet spitalore drejt minimizimit

QSUT, infeksionet spitalore drejt minimizimit

Pas shumë vitesh pune, kirurgët e shërbimit të kirurgjisë së përgjithshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” , po gjinden përpara një befasie të këndshme profesionale. Një jave nga fillimi i përdorimit të veshjeve me një përdorim dhe instrumentave kirurgjikale të profilizuar sipas llojit të ndërhyrjes, rastet e infektimit tek pacientët janë ulur. Shefi i klinikës së parë të kirugjisë së përgjithshme Prof. Edmond Çeliku thotë se ndihet i lehtësuar që këtë javë nuk ka konstatuar asnjë infeksion spitalor tek pacientet që ka operuar.
Mjekët sqarojnë se pas ndërhyrjes kirurgjikale nuk janë ata që merren me instrumentat dhe sallën. Firma e kontraktuar tërheq instrumentat për ti derguar në qendrën e sterilzimit, dezinfekton sallën e operacionit, mbledhe veshjet njëpërdorimshe dhe mbetjet spitalore që prodhohen gjatë operacionit për ti kthyer ato në mbeturina urbane. Shërbimi i ri që ka sjellë komoditet jo vetëm tek mjekët, por më së shumti tek pacientët, pritet të shtrihet edhe në shërbimet e tjera kirurgjikale. Në çdo moment rreth 3000 mijë sete janë gati për të plotësuar nevojat e spitaleve, ndërkohë që infeksione spitalore pritet të reduktohen ndjeshëm.