KRYEFAQJA » LAJME » QSUT, pacienti tenton vetvrasjen
QSUT, pacienti tenton vetvrasjen

QSUT, pacienti tenton vetvrasjen

Një pacient është hedhur nga kati i katërt i një prej godinave të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe deri tani ka arritur të mbijetojë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:35 minuta të së mërkurës. Sipas informacioneve zyrtare 55 vjeçari me inicialet P.SH është transferuar mbrëmjen e shkuar nga Spitali i Durrësit në pavionin e sëmundjeve të brendshme të QSUT. Ai është diagnostikuar me probleme të rënda shëndetësore, sëmundje të gjakut dhe aparatit tretës. Në kartelën e të sëmurit referohet se ai vuan gjithashtu edhe nga probleme të shëndetit mendor. Pas incidentit të ndodhur pacientit i është dhënë ndihma e parë në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT e më pas është transferuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për trajtim të mëtejshëm.