KRYEFAQJA » LAJME » QSUT, vazhdon kujdesi intensiv ndaj të plagosurve të Beragozhdës
QSUT, vazhdon kujdesi intensiv ndaj të plagosurve të Beragozhdës

QSUT, vazhdon kujdesi intensiv ndaj të plagosurve të Beragozhdës

Ekipi mjeksor i Shërbimeve Plastike në QSUT po vazhdon kujdesin intensiv ndaj të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit të hënën në një lokal në Beragozhdë të Pogradecit. Sipas shefit të shërbimit Gjergji Belba, 9 të plagosur janë në terapi intensive. Ata kanë djegie të gradës së tretë dhe kanë të prekur duart, fytyrën dhe trupin. Vëmendja kryesore është përqëndruar tek një i ri i cili është në një gjendje më të rënduar, por për momentin të stabilizuar. Autoritetet po shikojnë mundësinë edhe të transportimit të të sëmurëve në spitale më të specializuar jashtë vendit.
Ndërkohë policia njoftoi se është ndaluar pronari i lokalit, një 20 vjeçar banor i fshatit. Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” si edhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Aksidenti po ndiqet edhe nga autoritetet që merren me kontrollin e paisjeve dhe furnizimit me gaz të lëngët. Kjo është ngjarja e dytë në harkun kohor të gjashtëmuajve. Në gushtin e vitit të kaluar tek zona e “Don Boskos” në Tiranë, 21 persona u plagosën nga shpërthimi i një bombole gazi në një ëmbëltore.