KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Quhem Ballkan”, festivali i leximit skenik sjell vepra bashkëkohore ballkanase
quhem ballkan, ema andrea, leximi skenik, festival ballkanas, goran stefanofski, teater

“Quhem Ballkan”, festivali i leximit skenik sjell vepra bashkëkohore ballkanase

Një formë e re e njohjes së dramaturgjisë është sjellë nga festivali “Quhem Ballkan” nën drejtimin e aktores dhe regjisores Ema Andrea. Dramaturgjia bashkëkohore ballkanike ka ardhur përmes aktorëve të njohur të skenës në Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental në Tiranë. Ata kanë prezantuar në formën e leximit skenik, të përkthyer në gjuhën shqipe, veprën e njëmbëdhjetë dramaturgëve nga Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria dhe Greqia. Mbrëmjen e së shtunës ishte zgjedhur dramaturgu maqedonas Goran Stefanovski. Vepra e tij “Demoni nga Debar Maala” është përkthyer në shqip nga Milena Selimi.

Ky takim i dramës bashkëkohore është cilesuar nga organizatoret një tentativë për të bashkuar dhe për të njohur më shumë shkrimin dramatik të rajonit të Ballkanit.