KRYEFAQJA » LAJME » Qytetarët ankohen për transportin urban,Veliaj paralajmëron kritere më të forta

Qytetarët ankohen për transportin urban,Veliaj paralajmëron kritere më të forta

Transporti qytetas në Tiranë vijon të mbetet problematik. Ndonëse për periudhën shkurt-maj agjensia e mbrojtjes së konsumatorëve ka vendosur 485 gjoba me vlerë mbi 4 milion e 800 mijë leke të reja, qytetarët ende shprehen se transporti urban nuk ofron standardet e kërkuara. Për të ofruar standartet që kërkojnë qytetarët Bashkia ka planifikuar shtimin e linjave të transportit qytetas dhe zgjatjen e disa të tjera. Ndërkohë që për TVSH kryebashkiaku Erion Veliaj paralajmëron edhe kritere më të forta për kompanitë që do të liçensohen për të ofruar këtë shërbim. Çmimi i biletës së autobusit u rrit në muajin shkurt nga 30 lekë në 40 lekë pas një debati të gjatë disa mujor mes bashkisë dhe shoqërive të transportit urban.