KRYEFAQJA » LAJME » Qyteti kinez Wuhu, gati për të përqafuar ‘makinat pa shofer’.
lajme teknologji, makinat pa shofer, kine, wuhu

Qyteti kinez Wuhu, gati për të përqafuar ‘makinat pa shofer’.

Qyteti kinez Wuhu, gati për të përqafuar ‘makinat pa shofer’. Gjigandi i teknologjisë kineze, Baidu, ka zbuluar planin për t’i lënë makinat pa shofer të voziten lirshëm në të gjithë qytetin.

Plani pesë vjeçar tregon se gjatë kësaj kohe do të ketë makina autonome, autobuza dhe kamiona të vegjël në të gjithë qytetin lindor të Wuhusë.

Si fillim, këto makina nuk do të kenë pasagjerë, dhe do të testohen në disa zona të posaçme, larg qëndrave të banimit. Por më vonë, këto zona priten të zgjerohen dhe pasagjerë të ndryshëm do të kenë mundësine të vozisin në makina pa shofer. Sipas drejtorit ekzekutiv të Baidusë, Wang Jin , qytetarët e ëuhusë duan të jenë të parët në botë që do të përqafojnë këtë risi teknologjike. “Ky është qyteti i parë me një guxim të tillë, ku të gjithë janë të gatshëm për të mirëpritur dhe testuar vozitjen autonome”, shtuar më tej z.Jin.

Firma Baidu është duke bashkëpunuar me gjigandin e makinave BMW, për zhvillimin dhe ndërtimin e sistemit të kontrollit për makinat autonome. Makinat të cilat do të prodhohen nga ky bashkëpunim, do të jenë pjesë e testimit në vitet e ardhshme në qytetin e Wuhusë.

Shumë firma të teknologjisë, përfshire Google, dhe prodhues makinash janë gjithashtu duke punuar për sisteme kontrolli për ‘makina-robotë, pa shofer.