KRYEFAQJA » LAJME » Racizëm antishqiptar në Stadiumin “Lokomotiva”
Racisëm antishqiptar në Stadiumin "Lokomotiva"

Racizëm antishqiptar në Stadiumin “Lokomotiva”

Fryma raciste është shfaqur të enjten frikshëm në Moskë gjatë takimit Lokomotiva – Skënderbeu i vlefshëm për ligën europiane. Shfaqja e një flamuri shqiptar pas krahëve të portierit rus Guihelme, ka provokuar thirrje kundër shqiptarëve. “Vritini shqiptarët”, “Kosova është Serbi” ishin thirrjet e degjuara nga tiozët rusë mes të cilëve sipas dëshmitarëve kishte edhe serbë. Futbollisti i Skënderbeut, kroati Radas njoftoi gjyqtarin izrelit për thirrjet raciste të cilat nuk lejohen në një takim futbolli.  Takimi u ndërpre për të rinisur më vonë. Rojet e sigurisë së stadiumit hoqën flamurin shqiptar, por thirrjet kundër shqiptarëve vazhduan. Dëshmitarë të ngjarjes  thanë se tifozët shqiptarë, shumica studentë shqiptarë që studiojnë në Moskë, janë shoqëruar pas ndeshjes nga forcat e sigurisë.
Ndërkaq takimi duket se ka kaluar në plan të dytë. Pavarësisht se ka zhvilluar një lojë përgjithësisht të admirueshme, Skënderbeu ka vuajtur gabimet dhe rusët kanë kaluar në epërsi në minutën e 35-të, me anë të Niasesë. Me këtë epërsi njëgolëshe të rusëve janë mbyllur 45 minutat e para, ndërsa ata të dytat, të paktën në gjysmën e parë të tyre, kanë folur për Skënderbeun, që ka patur edhe mundësi për të barazuar rezultatin, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës. Rusët ishin më rezultativë në 20 minutat e fundit, duke gjetur edhe një herë tjetër rrjetën. Goli, me autor Samedovin, ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje midis portierit të korçarëve, Shehi, dhe mbrojtësin e tij, Abazi. Në përfundim, Skënderbeu është mundur me rezultatin 0-2, duke pësuar kështu humbjen e dytë radhazi dhe duke zbritur në fundin e renditjes së grupit H, me 0 pikë. Lokomotiva e Moskës kryeson me pikë të plota 6, e ndjekur nga Beshiktashi me 4 dhe Sportingu i Lisbonës, me një pikë të vetme.