KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rafineria e Naftës në Fier sërish në protestë

Rafineria e Naftës në Fier sërish në protestë

150 punonjës të Rafinerisë së Naftës në Fier i janë rikthyer prej disa ditësh protestës. Ata janë grumbulluar në hyrjen kryesore të uzinës duke protestuar për mosmarrjen e rrogave për dy muaj edhe për mos pagimin e sigurimve shoqërore qysh prej 2 vitesh. “Bashkëshorti im vajti të merrte receten e ilaçve të muajt dhe doktoresha e lagjes nuk i dha se ne nuk figurojmë në asnjë vend të punësuar” thotë një punonjëse. “Ka punuar 40 vjet dhe të marri ilaçet me lekë?” pyet ajo. “Me një fjalë na gënjejnë! Thonë do na ijapin, por kur?” thotë një tjetër punonjës. “Na kanë gënjyer si për lekët dhe siguracionet” shton një grua rreth të 55-ve. Një pjesë e punonjësve kanë rreth 30 vite që punojnë në këtë uzinë. Ata shprehen se askush nuk u ka ardhur në ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi. Rafineria e naftës në Fier, prodhon për bitum dhe solar të cilin e eksporton.