KRYEFAQJA » LAJME » Rajoni përballë sfidave të reja të sigurisë
Rajoni përballë sfidave të reja të sigurisë

Rajoni përballë sfidave të reja të sigurisë

Situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit ka nevojë për përgjegjshmëri më të madhe dhe koordinim përpjekjesh nga të gjitha vendet e rajonit” – tha sekretari përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanovic në hapje të takimit të Forumit të Shefave të shërbimit sekret të ushtrisë në Europën Juglindore në takimin e mbajtur në Chisinau të Moldavisë. “Rajoni përballet me sfida të brendshme, por edhe me ata që gjenerohen nga vende të tjera të botës. Kur bëhet fjalë për sigurinë rajonale, duhet të tregohemi më pragmatikë, më efektiv dhe më rezultativ. Nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë vendimtare për sigurinë”, shtoi Svilanovic.
Sekretari shtetit për mbrojtjen i Moldavisë, Aurel Fondos nga ana e tij tha se “Profesionistët e shërbimit sekret në ushtri janë të parët që mund të tejkalojnë kërcënimet tradicionale të sigurisë, përfshi edhe ata që krijohen nga emigrimi masiv”.
Kriza emigrantëve, rrënjët dhe shkaqet që çojnë në radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm në Ballkan, ishin temat kryesore të diksutuara në takimin e mbajtur në Chisinau. Vitin e ardhshëm ky forum do të zhvillohet në Malin e Zi.