KRYEFAQJA » LAJME » Rajoni » Zgjedhjet në Luginën e Preshevës
fatmir hasani zgjedhjet ne serbi lugina e presheves

Zgjedhjet në Luginën e Preshevës

Fatmir Hasani do te jete zeri shqiptar ne parlamentin e Serbise per 4 vitet ne vazhdim. Zoti Fatmir Hasani, profesor i kimise nga Bujanovci ka arritur te marre mandatin e deputetit si i pari i listes se partise per veprim demokratik, duke mbledhur me se shumti vota ne Luginen e Presheves. Analistet thone se, sikur te gjitha partite shqiptare te kishin dale te bashkuara ne keto zgjedhje, me siguri do te merrnin 5 deputete dhe ndoshta nje ministri, por ish deputeti i vetem shqiptar ne parlamentin serb, Riza Halimi, e sheh me dyshim kete vleresim, duke paraqitur si argument mungesen e deshires per bashkepunim nga ana e Beogradit. Nderkaq, ne zgjedhjet lokale ne Presheve ka fituar Partia Demokratike Shqiptare kurse ne Bujanovc, ka fituar Partia per veprim demokratik, duke siguruar qe per 4 vitet e ardhsme keto komuna te drejtohen nga shqiptaret.