KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rajoy :“Nëse Mbretëria e Bashkuar ikën, ikën edhe Skocia”
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy

Rajoy :“Nëse Mbretëria e Bashkuar ikën, ikën edhe Skocia”

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy kundërshton çdo përpjekje për zhvillimin e bisedimeve Skoci-BE, për ruajtjen e anëtarësimit të saj në Union pas daljes së Britanisë. Duke folur në një takim në ditën e dytë të samitit në Bruksel, Rajoy ka deklaruar se, “nëse Mbretëria e Bashkuar ikën, ikën edhe Skocia”. Rajoy, që është kryeministër në detyrë i Spanjës pas zgjedhjeve të fundjavës së kaluar, është shprehur “jashtëzakonisht kundër” idesë për zhvillimin e bisedimeve me Skocinë si një palë e pavarur. Kjo, pasi Spanja ka problemet e saj me lëvizjet separatiste, sidomos në rajonin Bask dhe atë të Katalonias që prej kohësh kërkojnë të jenë vende të pavarura. “Dua të jem shumë i qartë, Skocia nuk ka kompetencat për të negociuar me Bashkimin Europian dhe Spanja kundërshton çdo negociatë me atë që nuk është pjesë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Rajoy.