KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Ambicje e madhe për një polici që nuk krahasohet me të shkuarën, por me më të mirën
Rama: Ambicje e madhe për një polici që nuk krahasohet me të shkuarën, por me më të mirën

Rama: Ambicje e madhe për një polici që nuk krahasohet me të shkuarën, por me më të mirën

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi luftë të ashpër ndaj punonjësve të policisë që shpërdorojnë detyrën. Në konferencën “Policia e gjeneratës tjetër” zoti Rama tha se nga policia shqiptare është përjashtuar gjatë tre vjetëve 11 përqind të trupës për shpërdorim detyre, duke e quajtur një pastrimi shembullor. Ai tha se “Kjo nuk do të thotë që lufta e brendshme me këtë traditë të shpërdormit të deytrës ka përfunduar. Është një luftë që vazhdon me vetëdijen që sot ende në policinë e shteti shfaqen fenomen me te cilat policia është ndarë me vendosmëri dhe me një vullnet që dëshmohet përditë” tha zoti Rama. Por shtoi ai “Në asnjë moment ne nuk kemi harruar që të cmojmë mundin e madh të të gjithëve ju këtu atyre që bashkë me ju i kanë dhënë policisë së shtetit një fytyrë të re, duke qënë larg të qënit i shpërblyer”. Kryeministri tha se “Ambicja jonë është shumë më e madhe dhe shumë më e fortë se çka kemi mundur të bëjmë deri këtu… ambicje e madhe për një polici që nuk krahasohet t me të shkuarën, por me më të mirën …”. Zoti Rama gjeti rastin të sulmonte opozitën e cila sipas tij “…nuk është një fuqi alternative që na shtyn për të bërë dhe më shumë, por është një forcë energjie negative”. “Në 5 vitet e ardhmshe policia e shtetit nuk do të krahasohet me sot. Nëse sot kemi ngritur kokën dhe i kemi shpallur krimit një luftë forntale, në 5 vitet e ardhshme kjo polici do të rendtit ndër policitë më shembullore të BE për 1001 arsye” premtoi kryeministri.

Pas fjalës së kryeministrit Rama ka reagur menjëherë kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha me anë të një deklarate për mediat. Për zotin Basha këto tre vite kanë qenë shumë të vështira për uniformat blu. Kryeministri Rama, tradhëtoi policinë për pazaret e tij me krimin, shprehet ai në një reagim, duke shtuar se opozita ka 3 vite që lufton me krimin, ndërsa Kryeministri ka tre vite që drejton vendin me krimin. Policia, rendi dhe siguria do jenë më mirë pa Edi Ramën, thekson Lulzim Basha në deklaratën e tij të shpërndarë per mediat.