KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Arena Kombetare do të jetë një nga stadiumet më të bukur të Europës!
Rama: "Arena Kombëtare" do të jetë një ”një vlerë të shtuar”

Rama : Arena Kombetare do të jetë një nga stadiumet më të bukur të Europës!

Kryeministri Edi Rama edhe më tej ka hedhur më shumë dritë rreth të ardhmes së stadiumit “Arena Kombëtare” i cili do të ndërtohet atje ku sot gjendet Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”. Pas akuzave të opozitës kundër projektit të paraqitur, zoti Rama shkruan në Fejsbuk se fasada e stadiumit do të ruhet. Duke shprehur pakënaqësinë për ata që sipas tij “… s’duan të hapin syte, po hapin vetëm gojën për të baltosur çdo ide, projekt, punë dhe tani i janë turrur Shtëpisë së Re të Kombëtares, s’ka asnjë ilaç!”. “Por për të gjithë ata që duan të shohin se si do të ruhet fasada e “Qemal Stafes” (e vetmja gjë me vlerë në atë gërmadhe), ja projekt-ideja e integrimit të saj në zemrën e Arenës Kombëtare, ku do të jetë edhe Muzeu i Kuqezinjve” shkruan zoti Rama. Dhe pas shprehjes së njohur “Dhe vërtet s’kemi pare gjë akoma” zoti Rama shpreh bindjen se … gjatë zhvillimit të projektit nga ideja në realitet, transformimi do të jetë spektakolar. Pa asnjë dyshim Arena Kombetare do të jetë një nga stadiumet më të bukur të Europës” shkruan kryeministri Edi Rama në Fejsbuk.