KRYEFAQJA » LAJME » Rama: “Arena Kombëtare” do të jetë ”një vlerë e shtuar”
Rama: "Arena Kombëtare" do të jetë një ”një vlerë të shtuar”

Rama: “Arena Kombëtare” do të jetë ”një vlerë e shtuar”

”Arena Kombetare” shtëpija e ardhshme e kuqezinjve, është vënë edhe një herë në qendër të vemendjes. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve është mbledhur të premten për të vlerësuar projektin mbi restaurimin e fasadës së mbetur nga ish Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, i shembur pak ditë më parë. “Nuk jemi para faktit që thjeshtë duhet të ruajmë një copëz të trashëgimisë kulturore, por jemi edhe para faktit që duhet ta rilindim atë copëz trashëgimie kulturore, që është barbarizuar pafundësisht për shumë vite” tha kryeministri Edi Rama, iniciatori kryesor i kësaj vepre. Zoti Rama shprehu shpresën se me projektin e ri, “ne do të kemi objektin që pati premtuar Gherardio Bosios dhe që përkon pothuajse 100 përqind me ç’ka ai ka dëshiruar të ketë këtu, si hyrje të stadiumit”. Si edhe më parë ai këmbënguli se “Arena Kombëtare” do të jetë një ”një vlerë të shtuar”, jo vetëm për futbollin, por për gjithë kryeqytetin. “Qyteti do të fitojë një zonë të re tërësisht të ripërtërirë urbane me 4 hapësira publike që sot nuk ekzistojnë” tha kryeministri.
Arena Kombëtare, që do të ketë 22 mijë vende, do të ndërtohet sipas projektit të prezantuar nga grupi italian Serenissima Costruzioni S.p.A. Tribunat e stadiumit parashikohet që të jenë të gjitha të mbuluara. Kompleksi i ri, me një sipërfaqe prej 43.000 metrash katror (nga të cilët 25.000 metra katror do të shërbejnë për stadiumin, 10.000 metra katror për zyrat dhe 8.000 metra katror për dyqane), është konceptuar si një strukturë e përbërë. Vlera e tij shkon në rreth 50 milionë euro. Stadiumi i ri është parashikuar të përfundojë në vitin 2018.