KRYEFAQJA » LAJME » Rama: ASHE do të votojë në bllok për të çuar vendin në BE
Rama : "PD ju nënshtrua vullnetit të shqiptarëve për të votuar reformën"

Rama: ASHE do të votojë në bllok për të çuar vendin në BE

Përkundër pakënaqësive dhe akuzave të kreut të opozitës Basha ndaj kryeministri Rama, ky i fundit në një dalje për mediat u shpreh për progres të mirë në disa aspekte teknike gjatë takimeve mes ekspertëve të tre palëve. Zoti Rama nënvizoi se vija e kuqe e vendosur nga SHBA dhe BE është e pakërcyeshme, ndërsa tha se është i gatshëm për kompromis mbi propozimin hibrid të zonjës Njuland, deri ditën e enjte në orën 10. ASHE do të votojë në bllok për të çuar vendin në BE, premtoi lideri i maxhorancës. ASHE nuk do të votojë për pengmarrjen e drejtësisë, shtoi ai. PD ka fituar në këtë proces gjithë sa i takon, tha më tej kreu i PS, ndërsa i kërkoi kreut të PD Lulzim Basha të sillet si lider i vërtetë. PD nuk mund të marrë çfarë s’i takon, tha ai. “O do të votojmë me konsensus të gjithë së bashku për të ardhmen, ose të dalim mbrojtës të errësirës. Çdo karton i kuq është ndalim i vullnetit të popullit për t’u dhënë fund maskaradave në sallat e gjykatave tona” deklaroi kryeministri socialist Edi Rama.